Arrestimi i zv.Drejtorit të Policisë së Kosovës në Serbi, Hoxhaj: Goditje për serbët në Kosovë dhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar arrestimin në Serbi të zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmea rrjetit social X, ka shkruar se e dënon arrestimin e paligjshëm nga Serbia të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, siç u shpreh ai, një profesionist i respektuar dhe i integruar në shërbimin tonë policor.Ad Image

Ai tutje tha se kjo është një goditje për komunitetin serb në Kosovë dhe për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë dhe Serbi.

“Dënoj arrestimin e paligjshëm nga Serbia të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, një profesionist i respektuar dhe i integruar në shërbimin tonë policor! Kjo është një goditje për komunitetin serb në Kosovë dhe për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë dhe Serbi!”, ka shkruar Hoxhaj.