West Hami transferon ish-sulmuesin e Liverpoolit

Klubi anglez, West Ham e ka bërë zyrtare transferimin e qendërsulmuesit anglez, Danny Ings.

Ings i bashkohet West Hamit nga skuadra e Aston Villas në një marrëveshje të përhershme, raporton përcjell lajmi.net.

“Jam tejet i emocionuar që i bashkohem West Hamit. Është e rëndësishme që të ambientohem sa më shpejtë që mundem, dhe të bëjë gjëra të rëndësishme në fushë për West Hamin”, tha Ings.

Në të kaluarën Ings ka qenë pjesë e skuadrave si Burnley, Southampton e Liverpool, para se t’i bashkohej Aston Villas në gusht të vitit 2021.

Që nga ajo kohë, ai ka arritur të bëjë 52 paraqitje në të gjitha garat për Aston Villan, duke regjistruar 14 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij./Lajmi.net/