Vitia në Kardiologji: Do të ndërmerren veprime për uljen e listës së pritjeve

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me kryesuesen e bordit të ShSKUK, Aida Rexhepi dhe drejtoreshën e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raci sot kanë vizituar Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.Ad Image

Në një komunikatë për media, thuhet se ministri vizitoi edhe Shërbimin e Kasrdiologjisë Invazive dhe Njësitë Intensive të kësaj klinike.

Vitia gjatë bashkëbisedimit me drejtorin e klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, u informua se kjo klinikë është ndër të parat që ka që ka Rregulloren e brendshme të punës që sipas doktorit, ka lehtësuar trajtimin e pacientëve.

Po ashtu në komunikatë, Kamberi paraqiti statistikat e punës duke theksuar se do të ketë rritje të vëllimit të punës edhe pas orës 13:00, e po ashtu edhe rastet emergjente punojnë 24 orë.

Ministri potencoi se është në dijeni të fluksit të madh të pacientëve andaj ai i përgëzoi stafin për punën.

Në fund, sa i përket listës të pritjes Vitia theksoi se do të diskutohen dhe trajtohen kërkesat me qëllim të uljes së listës së pritjes. 

Brenda një viti në këtë klinikë janë trajtuar mbi 6000 pacientë, kurse e gjithë Klinika Interne ka trajtuar 8000 pacientë.

Komunikata e plotë:

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, i shoqëruar nga Kryesuesja e Bordit të ShSKUK, Dr. Aida Rexhepi dhe U.D. Drejtoresha e ShSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu- Raci kanë vizituar sot Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Gjatë kësaj vizite, Ministri vizitoj edhe Shërbimin e Kardiologjisë Invazive dhe Njësinë Intensivë të kësaj klinike, ku gjatë bashkëbisedimit me udhëheqësit dhe stafin mjekësorë të klinikës, drejtori i klinikës së Kardiologjisë, Dr. Lulzim Kamberi e ka informuar Ministrin se kjo klinikë është ndër të parat që ka Rregulloren e brendshme të punës, e cila ka lehtësuar trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.

Dr. Kamberi ka paraqitur statistikat e punës, duke theksuar  se  planifikohet që të rritet vëllimi i punës edhe pas orës 13:00 në Shërbimin e Kardiologjisë  Invazive për rastet elektive, me që për rastet urgjente punohet 24 orë.

Ministri Vitia potencoj se është në dijeni që ka pasur fluks të madh të pacientëve, andaj i përgëzoj stafin për punën, nga se brenda një viti, në këtë klinikë janë trajtuar mbi 6000 pacientë, kurse e gjithë Klinika Interne ka trajtuar 8000 pacientë.

Gjatë kësaj vizite, u tha se do të shikohet mundësia e investimeve në infrastrukture, në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve. Gjithashtu Ministri Vitia theksoj se, sa i përket listës së pritjes, do të diskutohen dhe trajtohen kërkesat me qellim të uljes së listës së pritjes. Po ashtu, ai foli edhe për trajnimet e stafit mjekësorë, duke ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për këto aktivitete.