Sot zhvillohet derbi Arsenal – Manchester United, formacionet e mundshme

Në rrugën drejt titullit kampion në Premier Ligë, Arsenali sot do të duhet të kalojë një pengesë shumë të madhe.

Skuadra e Mikel Artetës do të ballafaqohet me Manchester United, një tjetër skuadër kjo që po kalon nëpër një seri shumë të mirë të rezultateve.

Përballë “Djajve të kuq” që kanë një numër të madh të mungesave, skuadra e Artetas vjen e kompletuar, përveç mungesës së sulmuesit Gabriel Jesus që po vuan nga një lëndim, përcjell lajmi.net.

Si lider i tabelës, Arsenali ka 47 pikë, kurse Manchester United është në vendin e katërt me 39 pikë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në “Emirates’ dhe këto janë formacionet e mundshme:

Arsenal: Ramsdale; Ben White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah

Manchester United: de Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Eriksen, Fred; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst