Shtyhet ndeshja Mallorca – Cadiz, shkak angazhimi i Muriqit në ndeshjen midis Kosovës dhe Izraelit

Ndeshja kampionale ndërmjet Mallorcas dhe Cadizit, e planifikuar të zhvillohet këtë fundjavë, është shtyrë zyrtarisht, njoftojnë mediat spanjolle.Ad Image

Mallorca ka kërkuar që ndeshja të shtyhet për një afat tjetër, për shkak të angazhimit të sulmuesit Vedat Muriqi në ndeshjen Kosovë – Izrael, e vlefshme për kualifikimet për Kampioantin Evropian 2024, shkruan lajmi.net.

Kosova dhe Izraeli do të përballen më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e cila ishte shtyrë për shkak të konfliktit Izrael – Hamas.

Vedat Muriqi është futbollisti më i rëndësishëm për Mallorcan dhe mungesa e tij do të ishte e madhe për ishullorët që morën vendimin për të kërkuar shtyrjen e takimit nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Përveç Izraelit, Kosova në muajin nëntor do të luaj edhe dy ndeshje tjera kualifikuese për Evropian.

Më 18 nëntor, Kosova luan në udhëtim te Zvicra, ndërkaq tri ditë më vonë takohen me Bjellorusinë./Lajmi.net/