Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u qëllua në bark pas një takimi të kabinetit në Handlova, rrezikon të vdesë pas atentatit me armë zjarri.

Zëdhënësja e spitalit në Handlovës ka thënë se kur është shtruar ka qenë i vetëdijshëm, se lëndimet i janë trajtuar dhe se është stabilizuar.Ad Image

Mediat shkruajnë se Fico është afruar me qytetarët pas takimit të qeverisë dhe se një burrë e ka thirrur me fjalët “Robo hajde këtu” dhe se e ka qëlluar me armë zjarri.

Pasi truprojat e larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, Fico u dërgua në spital. Policia ka arrestuar menjëherë sulmuesin.