Osmani takohet me Walkerin: Kosovarët do t’u jenë përjetësisht mirënjohës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadori William Walker.
Këtë e ka bërë të ditur Presidenca e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.
“Në një takim të përzemërt, Presidentja Osmani i shprehu edhe njëherë mirënjohjen e thellë ambasadorit Ëalker për vendosmërinë e tij për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim mikun e Republikës së Kosovës, ambasadorin Ëilliam Ëalker.
Në një takim të përzemërt, Presidentja Osmani i shprehu edhe njëherë mirënjohjen e thellë ambasadorit Ëalker për vendosmërinë e tij për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit.
“Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë”, tha Presidentja Osmani. /Lajmi.net/