Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak, e quan “sulm të turpshëm”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani a reaguar ndaj sulmit që i është bërë kryeministrit sllovak.

Përmes një postimi në “X”, ajo e ka dënuar këtë atentat ndaj tij duke e quajtur “sulm të turpshëm”.Ad Image

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të ndyrë të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar Osmani.

Kryeministri sllovak, Robert Fico është plagosur me katër plumba dhe është në rrezik për jetën.

Postimi i plotë: