Ministri Murati tregon se Kosova ka arritur vendin e parë në rajon dhe më gjerë për mbulim 100% të internetit

Ministri i Financave i Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në platformën “X” ka treguar një statistikë ku tregohet se Kosova është bërë një ndër shtetet që ka mbulim 100% të internetit.

Ai ka treguar se në vitin 2023 është lidhur fshati i fundit me internet.Ad Image

“Në vitin 2023, ne lidhëm fshatin e fundit të mbetur me internetin me brez të gjerë, duke e bërë Kosovën vendin e parë në rajon dhe më gjerë që ka arritur mbulim 100%.” /Lajmi.net/