KUSH ISHTE ILIR KONUSHEFCI ?

Ilir Halit Konushefci u lind me 20 qershor te vitit 1969 ne fshatin Lluge. Ishte femija i trete i Halitit dhe nenes Nazmie. Ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj. kane nje vajze – Nertilen. Femijerine e kaloi ne fshatin e lindjes. Shkollen fillore e kreu ne fshatin Lluzhan, te mesmen ne Podujeve dhe u regjistrua ne Shkollen e Larte ne Ferizaj te cilen nuk arriti ta perfundoje per shkak te aktiviteteve.

1. Biografia e shkurter

familja e Ilir Konoshevcit u shperngul nga fshati Konushefc dhe eshte vendosur ne fshatin Lluge te Podujeves. Rrjedh nga nje familje me tradita patriotike ku gjate Luftes se Dyte Boterore kishte pjesetare qe u mobilizuan ne radhet e forcave progresive. Kjo tradite u vazhdua edhe gjate luftes se fundit kunder pushtuesit serb ku ne radhet e para te UÇK-se, perpos Ilirit, ishte edhe vellai i tij Saimir Konushefci, i cili dha nje kontribut te madh pas legalizimit te UÇK-se ne Llap, ne shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj. Ishte ne moshe te re kur ne Kosove ndodhnin ngjarje te rendesishme,protesta, demonstrata, greva etj., permes te cilave shqiptaret shprehnin qendrimet e tyre kunder pushtetit serb, i cili pretendonte te behej absolut ne Kosove ne mesin te cilave e gjejme Ilirin si ne Ferizaj, Prishtine etj.

2. Aktiviteti

Viti 1989 mbeti i paharruar per Ilirin; u vrane dy bashkefshataret idolet e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Ne ate kohe Iliri theksonte:” Keto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojne edhe me shume moralin dhe idealin tone ne rrugen e çlirimit te Kosoves”.

Fundi i viteve nentedhjete karakterizohet me paraqitjen e jetes plurale, pluralizem i cili konsiderohej si front legal i organizuar kunder synimeve nenshtruese te okupatorit, ku ne kete levizje Iliri dha nje kontribut te jashtezakonshem, mirepo, Iliri dhe shume shoke te tij, shpejt e kuptuan se filozofia e nje politike te pritjes eshte e pasuksesshme. Keshtu filluan qe te mendojne per gjetjen e rruges se mundshme per realizimin e çeshtjes madhore, lirise se Kosoves, permes luftes se armatosur. Si pasoje e kerkimit te rrugeve te tjera per çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave te shumta me 13 maj 1992, Iliri, se bashku me shoket: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulezim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojne grupin ilegal apolitik me emrin” Shqiponjat”, i cili do te organizohej per t’iu kundervene secilit qe drejtpersedrejti rrezikonte pasurine dhe gjerat e njerezve ne Kosove, por duke mos lene anash as strategjine luftarake. Kjo verehet ne betimin e dhene, ku thuhet:” Betohem para flamurit dhe para shokeve se detyrat, te cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikeri dhe nese eshte nevoja edhe jeten do ta jap per realizimin e idealit tone”. Ky grup, ne vitin 1993 qershor, bie ne kontakt me LKÇK-ne. Edhe pse ne mes tyre kishte disa dallime te vogla sa i perket menyres se organizimit, megjithate gjendet menyra per bashkepunim, sepse te dy palet mendonin se çlirimi i Kosoves mund te realizohej permes luftes se armatosur. Njesiti” Shqiponjat” pranon qe t`i ndihmoje ata ne shperndarjen e organit te LKÇK-se” Çlirimi”. Ky bashkepunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Ne qershor te vitit 1996 ky njesit bie ne kontakt permes Rrustem Mustafes – Remit, me komandant Zahir Pajazitin dhe nga ajo kohe ishte vazhdimisht krah per krah me te. Zahiri thoshte:” Ia kam lakmi Ilirit per qendrim, guxim dhe sakrifice”.Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit me 31 janar 1997, ne fshatin Pestove afer Vushtrrise, me sugjerimin e shokeve Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri, kalojne ne ilegalitet ne nje banese ne Prishtine per disa dite dhe nga ketu vendosin qe te kalojne ne Shqiperi. Nga ajo kohe, Iliri, ne rrethanat e krijuara ne Shqiperi, ndryshoi formen e veprimit te tij, por duke mos u larguar asnjehere nga betimi i dhene per te luftuar gjer ne fund per çlirimin e Kosoves. Atje filloi te bashkepunoje me bashkeluftetaret e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me te cilin ishte i pandare deri ne vdekjen e Adrianit., Qerim Kelmendin, Muje Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin etj. Iliri ne Shqiperi punoi ne furnizimin me armatim ne nivel te vendit, detyre e cila ishte shume e veshtire. Kete detyre e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin pas vrasjes se Luan Haradinajt. Pasi formuan rrjetin e bashkepunetoreve, Iliri dhe Ardiani disa here erdhen ne Kosove, me qellim te riorganizimit te radheve te UÇK-se, si dhe koordinimit te puneve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes se Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si me pare. Pas vdekjes se Zahirit, Iliri e perfaqesonte ZOLL-in ne Shtabin Qendror.

Me 16 tetor 1997 vritet dhe Ardian, gjate nje sulmi te Stacionit te policise serbe ne Kliqine te Pejes. Vrasja e tij ishte nje humbje e madhe per shoket, per UÇK-ne e veçanerisht per Ilirin, sepse ata pos te tjerash ishin edhe shoke te pandare te aksioneve. Pas ketij rasti, Iliri ngarkohet nga shoket me rolin kryesor per sjelljen e armatimit ne Kosove. Gjate gjithe kohes sa punoi ne kete detyre, ai hyri ne Kosove mbi tridhjete here, duke sjelle armatim te llojllojshem, nga armet e brezit e deri tek armatimi kundertank. Iliri, pos qe punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shume edhe ne sjelljen e eproreve profesioniste ne radhet e luftetareve te lirise.

3. Vrasja

Kur pritej qe permes Ilirit ne Kosove te futeshin oficere te larte per ne UÇK, kur ne Kosove zhvilloheshin ofensiva te ashpra dhe te cilat paralajmeronin nje lufte frontale, atehere kur pritej dhe kerkohej me se tepermi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo here detyren e tij me perkushtimin me te madh, u vra ne mengjesin e hershem rreth ores 2:00 te dates 9 maj 1998 atje ku me se paku pritej, ne nje prite te organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, se bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhetonin per ne Bajram Curr, me nje kamion te ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit shkaktoi nje humbje te madhe per tere vendin ne veçanti per UÇK-ne dhe Shtabin e saj Qendror. Deshmori Ilir Konushevci ne radhet e UÇK-se shkroi rreshta te pashlyer ne historine tone kombetare, ishte nder themeluesit e UÇK-se ne Llap dhe eshte njeri nder themeluesit dhe mbeshtetesit e sektorit te logjistikes per UÇK-ne pergjithesi dhe per ndere te Tij Komanda e Logjistikes se TMK-se, me krenari e mban emrin Tij

Bislim Demiraj dyshohet si organizues i atentatit, ai gjithashtu mendohet se ka pasur lidhje me nje person te quajtur Dragan nga Serbia, njihej i implukuar edhe ne strukturat e UDB-se. Fatmir Haklaj ika sugjeruar qe te mos i besoj Demirajt.