Juventusi mund të përjashtohet nga garat evropiane

UEFA mund të marrë masa ndaj Juventusit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, UEFA mund ta ndalojë Juventusin nga garat evropiane për shkak të ‘sjelljes josportive’ që del nga përgjimet që ‘frymuan’ vendimin e FIGC të së premtes.

Juventusi u gjobit me 3.5 milionë euro në vitin 2021 për mosrespektimin e parametrave të FFP-së, por do të rritet në 23 milionë euro nëse gjigantët e Serie A nuk përmbushin kriteret financiare të UEFA-s brenda tre viteve të ardhshme dhe mund të përjashtohen nga garat evropiane për më shumë se një sezon, varësisht nga sa humbasin.

Ndalimi i mundshëm do të jetë i vlefshëm vetëm pasi Juventusi të kualifikohet në garat evropiane.

Kjo do të thotë që nëse ata nuk përfundojnë në top shtatëshen e këtij sezoni, dënimi nuk do të zbatohet në sezonin 2023/24, por do të fillojë pasi ‘Zonja e Vjetër’ të kthehen në Evropë./Lajmi.net/