Gërvalla për plagosjen e kryeministrit sllovak: I urojmë shërim të shpejtë, autorët të ndëshkohen

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit sllovak.

Ajo përmes një postimi në “X”, i ka uruar shërim të shpejtë deri sa ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.Ad Image

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: