“Fotografia nuk vlerësohet tash por pas 20 viteve”, fotografi Shkumbin Limani rrëfen eksperiencën e tij

Shkumbin Limani është një nga fotografët më të njohur në Kosovë, i cili me disa prej fotografive të tij ka rrëmbyer vëmendjen e publikut.

Në një intervistë të tij për lajmi.net, Shkumbin Limani ka rrëfyer për eksperiencën dhe punën e tij në këtë fushë.Ad Image

Ai ka treguar se përmes aparatit të tij ka arritur të kap momente emocionuese, gazmore por edhe momente të hidhura.

“Fotografia nuk vlerësohet tash por pas 20 viteve”, ka thënë ai deri sa ka treguar se kur fotografia arrin ti mbijetoj kohës nxit më shumë emocion të njerëzit.

Shkumbin Limani ka filluar edhe një trend duke përdorur fotoaparate të vjetra e që këtë ka thënë se po e bënë për të treguar se fotografitë mund të bëhen edhe pa fotoaparate të shtrenjta.

Video: