Fationi nga studio këshillon Romeon pasi Graciano preku në moral Heidin

Ofendime të rënda nga Graciano i janë drejtuar Heidit sonte gjatë spektaklit.

Konkurrenti e ka prekur Heidin në moral duke i thënë “se me kë do të shkosh në krevat Fationin, Alfion apo Romeon” dhe së ajo i ka shkel syrin atij, shkruan lajmi.net.Ad Image

Banorët dhe ish banorët nga studio kanë kritikuar Romeon për mos reagim pas këtyre ofendimeve që i janë bërë të dashurës së tij.

Fationi nga studio ka këshilluar Romeon duke i thënë që duhesh t’i dalësh në mbrojtje të dashurës tënde.

“A është shoqja e jetës Heidi”, e ka pyetur Fationi, Romeon.

“Po ore vëlla”, ia ka kthyer Romeo.

“Vëlla njeriu jo për 100 mijë euro por as për 1 milionë euro për shoqen e jetës, nuk dua të jap mesazhe për dhunë por i del në krah“, i ka thënë Fationi.

“Romeo duhet te reagosh që në momentin e parë”, ka vazhduar ish banori./Lajmi.net/

YouTube player