Betim Gjoshi: Kurti po i nxitë deputetët e tij si Dimal Basha kundër mësimdhënësve

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po i nxitë deputetët e tij, kundër mësimdhënësve, transmeton Gazeta Metro.Ad Image


Në një postim në Facebook, Gjoshi ka thënë se Dimal Basha, po tregon që kurrë nuk largohet inati prej arsimtarit që ta qet 1’sh.

“Albin Kurti është përgjegjësi kryesor. Ai po i nxitë deputetët e tij, si Dimal Basha, kundër mësimdhënësve. Dimali veç po na tregon se është e vërtetë që kurrë nuk të largohet inati prej arsimtarit që ta qet 1-sh”, ka thënë Gjoshi.

Përndryshe, sot gjatë ditës në Komisionin për Arsim, është diskutuar për grevën në arsim, diskutim në të cilin ka marrë pjesë edhe SBASHK-u.

Gjatë diskutimit, ka pasur përplasje të ashpra mes SBASHK-ut dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka qenë pikërisht Dimal Bashës, i cili është treguar arrogant ndaj kryetarit të SBASHK-ut duke ngritur edhe zërin ndaj këtij të fundit. /gazetametro.net