Barcelona prezanton zyrtarisht futbollistin e ri

Barcelona ka prezantuar edhe zyrtarisht Vitor Roque si futbollistin më të ri të skuadrës.Ad Image

Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me gjigantin katalunas, e cila vlen deri në qershor të vitit 2031, shkruan lajmi.net.

Roque ka një klauzolë blerjeje të vendosur nga klubi për 500 milionë euro.

“Ai është këtu. Vitor Roque zbarkoi në Barcelonë herët në mëngjes të mërkurën dhe po shijon orët e tij të para si lojtar i Barcelonës në kryeqytetin katalanas. Sulmuesi brazilian, i cili po nënshkruan një kontratë deri më 30 qershor 2031, ka një klauzolë blerjeje të vendosur në 500 milionë euro” – thuhet në njoftimin e klubit.

Barcelona dhe Vitor Roque arritën marrëveshje merkaton verore, por që transferimi i plotë u kompletua tani.

18-vjeçari më parë ishte pjesë e skuadrës braziliane, Athletico-PR./Lajmi.net/