Aksident tragjik në Prizren: Vetura del krejt jashtë rrugës, vdes një 20-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren.

Atje në orët e mëngjesit, një 20 vjeçar ka vdekur pasi që vetura në të cilën ishte ai, është vetëaksidentuar, shkruan lajmi.net.

Nga Policia kanë thënë se deri tek aksidenti ka ndodhur pasi që shoferi nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, dhe kështu nga shpejtësia e madhe ka rënë nga ura.

“Në mëngjes në orën 04:55 ka ndodh një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhë se shoferi nuk e ka përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, kanë thënë nga Policia. /Lajmi.net/